Kur vetëm pak orë nga ndajnë nga Viti i Ri 2020, kryeministri Rama e ka nisur ditën e fundit të 2019 me një mesazh për fëmijët.
Ai ka publikuar në faqen e tij në facebook një video me fëmijë që këndojnë dhe festojnë, ndërsa premtimi i tij është se 2020 do të jetë një vit më shumë i fëmijëve.
“Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve”, shkruan Rama.
Ndërsa mesazhi i këngës së fëmijëve është që fëmijët janë gëzimi në çdo familje dhe që shpërndajnë dashuri në botë ndaj dhe ëndrrat e tyre do të plotësohen.