Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish trajneri i Kombëtares

AKTUALITET


Shyqyri Rreli, ish-futbollist dhe trajner i mirënjohur është ndarë nga jeta të martën (sot) në moshën 89 vjeçare. Ai njihet si ish futbollist i Dinamos dhe i Tiranës. I lindur më 18 maj të vitit 1930, Rreli e ka kaluar pjesën më të madhe te karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin.

Ai ka një karrierë të pasur edhe si trajner, duke drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Gjithashtu ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin.


Ai ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi ndër 8 më të mirët në EURO 1984.




Skip to toolbar