“Shqipëria, e gatshme të presë qindra afganë”, Xhaçka: Krah për krah me aleatët

AKTUALITET


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në “Twitter” thotë se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, të cilëve u kërcënohet jeta.

Ndërsa shpërndan një postim të sekretarit Antony Blinken, Xhaçka deklaron: “Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.

Në deklaratën e Blinken-it thuhet: “SHBA-të pajtohen me komunitetin ndërkombëtar në pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe të ruhet qetësia”.



Skip to toolbar