Shqipëria në BE në 2030? Antonio Costa në Tiranë: Pse jo më herët? E gjitha varet nga ju

Më të fundit


Shqipëria mund të jetë në familjen europiane edhe para 2030. Kështu u shpreh në Tiranë, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë

“Nuk po kërkoj ndonjë datë magjike. Do të shohim arritjet e Shqiprisë dita ditës. Pse jo më parë? Pse jo para 2030.

Nëse vijon me këto rezultate është e mundur të jetë anëtare para 2030. E gjitha varet nga ju.

Këtë mesash kam për ju, në muajt në vijim jam i sigurtë se do bëni një punë të shkëlqyer dhe kur të vi viti tjetër, nuk do jetë më këtë pyetje. Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti.

Ne po jetojmë në një moment special në botë, dhe më shumë se kurrë kemi nevojë të përshtojmë bashkimin e Europës, kjo na sjell në këtë moment për zgjerimin. Ballkani Perëndimor na ka sjell e treguar edhe më parë se kërkon të bëhet pjesë. Dëshira ime është që të gjashta vendet të ecin përpara me mbylljen e negociatave, kjo nuk ka të bëjë vetëm më bërjen e punëve por me mënyrë si do funksionojë.

E di që nuk është e lehtë, por kjo është rruga e duhur për të ecur përpara. Ajo që u them të gjitha vendeve është besoni te ne, ne kemi një vullnet të qartë në këshillin europian. Duhet ta përdorim këtë moment, e mbaj mend kur kemi ardhur këtu në Tiranë, dhe Rama tha askush nuk ju beson më, por ajo që ka ndodhur me vendet e ballkanit por edhe si ka ndryshuar BE në mendësi jam i sigurtë se edhe Rama mendon ndryshe tashmë. ” tha ai.



Skip to toolbar