”Shqipëria nuk do e kishte zgjidhur dot me këllqet e veta”, Minxhozi: Nëse do të merrnim 100- 200 milionë euro, Rama nuk do të pinte dot një kafe

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ”Real Story” në News24 është shprehur optimist për shifrën nga Konferenca e Donatorëve duke thënë se Shqipëria nuk do e kishte zgjidhur vetë ‘hallin’ e tërmetit.

Ai gjithashu shprehet se nëse nga Konferenca e Donatorëve do të jepte një shifër modeste prej 100- 200 milionë eurosh dhe jo 1.15 miliardë euro atëhere Rama nuk do të pinte dot një kafe në Krujë, Thumanë, Laç apo Durrës.


Kjo pasi sipas Minxhozit qeveria mori një angazhim që nuk e dinte dhe vetë nëse do e mbante apo jo, i premtoi qytetarëve të prekur se do të ishin të gjitha me banesa të reja dhe brenda 2020.

SKËNDER MINXHOZI: Unë do të thoja miqësisht dhe do kujtoja që për këtë ngjarje, për mbylljen e pasojave të tërmetit. Një lexim politika apo i politizuar do të ishte të hyje me këmbën e majtë në këtë bisedë.
Ka pasur një moment për vajtim, siç ka një moment për shpresë. Për vajtim ishte 26 nëntori, por rezultatet e brukselit ishin një tavolinë e madhe që i dha shpresë Shqipërisë për të zgjidhur një hall me kallqet e veta. është një moment për të gëzuar.

Për ta parë çfarë ka ndodhur në Bruksel, unë do të thoja ta kthejmë përmbys diskutimin. Nuk vendosim shifrën zyrtare, por 200- 300 milion euro. Unë do të insistojë në segmentin humanitar, Rama që ka dalë në Krujë, Thumanë, Kombinat nuk do të kishte problem se të dilte Nard Ndoka, Basha, Meta, dhe të bënin deklarata kundër por do të ishte ajo e shifrës së Brukselit.

Si të thuash mbajtësja e përgjegjësisë dhe e krizës ka qenë qeveria. Nëse Rama do të dile me një kashe shumë modeste në Bruksel ku 100- 200 do të ishin grante ne sot do të ishim përballë një situate që Rama nuk do të pinte një kafe dot as në Krujë, as në Durrës as në Thumanë.

Pasi i kishte premtuar shtëpitë. Qeveria mori një angazhim që nuk e dinte se do e mbante dot. Ajo mundi që financiarisht që në letër të mbulojë nevojat por edhe të arrijë diçka më tepër. Aspekti humanitar u zgjidh, tani duhet zgjidhur edhe ai politik. Instrumentalizim politik të thuash disa janë grante disa janë kredi. Më thuaj kur nuk janë.

AGRON GJEKMARKAJ: Kredia është një borxh që duhet shlyer. Të shpjegohet sa është, si do të shlyhet, ku do të shpërndahet. Zotimet a do jenë 100%

SKËNDER MINXHOZI: Ka pas një zotim shumë të rëndë. Këtu s’mund të mblidhet gjithë opozita dhe të bëjnë vara- vingo në bulevard ëq të bëjë një fabul paralele.




Skip to toolbar