Shqiptarët lënë gomonet, zbulohet metodën e re për të mbërritur në Britani: Pasaportat reklamohen në “Tik Tok”!  

AKTUALITET



Këtu kemi një foto të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok. Ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.

Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.


Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal.

Por një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon. Ato janë kopje të sakta të gjësë reale. I lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në MB”.

Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës. Kjo pasi aty kontrollet kufitare janë më të rrepta. Ndaj ata zgjedhin qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester. Hetuesi ynë kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata na thanë:

“Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”. Na u tha të paguanim një depozitë në Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”.




Skip to toolbar