“Shqiptarët po ikin”, Nevzat Luftiu: Uroj që mbështetja e Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës, të mos jetë tepër vonë!

Më të fundit


TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzat Luftiu, në “Real Story” tha se shqiptarët ë Luginës mund të cilësohen sot si ndërgjegjja e kombit shqiptar.

Ai theksoi se ata janë të diskriminuar për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Gjatë diskutimit me panelin, Luftiu kërkoi që mbështetja e Shqipërisë dhe e Kosovës mos të jetë shumë vonë, pasi shqiptarët në Luginë po largohen.

“Shqiptarët në Serbi dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti sot janë ndërgjegjja e kombit shqiptar. E thash edhe në fillim atje diskriminimi po ndodh për shkak të përkatësisë tonë etnike. Imagjinoni jemi në vitin 2024, në shekullin XXI, studentëve tanë nuk i njihen diplomat. Jemi në vitin 2024, në shekullin XXI, pasivizohen adresat. Një qytetar i pasivizuar do të thotë një qytetar I humbur dhe kjo ndodh në një hapësirë që gjeografikisht është Europë.

Ajo që dua të them është që, në fakt nuk guxoj ta them, por nuk kam, nuk kam .. uroj që mbështetja e Kosovës dhe e Shqipërisë, të mos jetë tepër vonë sepse nga nxënësit të cilët kemi qenë në shkollë fillore, në klasën time, vazhdoj vetëm unë të jetoj në Luginë të Preshevës. Nga gjimnazi ndoshta 4 ose 5″, tha ai.



Skip to toolbar