Shqiptarja, kandidate për prokurore në SHBA

AKTUALITET


Gazeta ‘The Washington Post’, i ka kushtuar një artikull të veçantë shqiptares së suksesshme, Buta Biberaj e cila kandidon për postin e prokurores në Virginia, SHBA.

Sipas prestigjiozes amerikane, shqiptarja e cila ka më shumë se 25 vjet përvojë në fushën juridike, ka punuar rreth 11 vjet edhe si zëvendës/gjykatëse në këtë qark. Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen në 5 nëntor.


“Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shërbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me luftimin e krimit dhe pabarazive racore. Zonja Biberaj, e cila ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë zonën”, shkruan The Washington Post.

Buta Biberaj në vitet 2014-2015 u zgjodh si presidente e ‘Shoqatës së Avokatëve’ në Loudoun. Ajo bashkë me një grup avokatësh vendas përpiloi programin ‘Street Law’, i cili synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre dhe që ata të njihen më mirë me ligjin civil e penal të Amerikës.




Skip to toolbar