Kreu i PD-së Lulzim Basha mohoi para mediave dhe gazetarëve ekzistencën e qarkores së brendshme që nxiste krerët e PD-së në rrethe për dhunë dhe mos lejim të zgjedhjeve. Qarkore të cilën Realstory.al publikoi mbrëmjen e së hënës. Por deklarata e bërë të martën nga ish deputeti i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi dhe dokumenti tjetër që disponon realstory.al, nxjerrin zbuluar gënjeshtën e Bashës. Qarkore ka pasur dhe Basha vetë ka dhënë urdhër të brendshëm për të mos lejuar zgjedhjet dhe Ramën të zhvillojë lirshëm fushatën zgjedhore
Siç e shihni në foto, dega e PD-së së Kukësit i ka drejtuar një shkresë Komisariatit për të lejuar zhvillimin e tubimeve gjatë ditës së martë duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Këto tubime janë kërkuar të zhvillohen në datën 25 qershor, pikërisht gjatë orëve të pasdites ku pritet që kryeministri Rama të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Kukësit. Pra është i njëjti skenar që u realizua edhe në Shkodër. Një antimiting për t’i prishur takimin elektoral kryeministrit dhe që pwrmendet edhe në fillim të tekstit të qarkores në të cilën kërkohej destabilizim dhe mos lejimin e asnjë aktivitet që lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në dokumentin e degës së PD-së së Kukësit kërkohet zhvillimi i një tubimi në sheshin Skënderbej –rruga Dituria, aeroporti, Shtiqen, Bicaj e kthim. Sipas dokumentit qytetarët do të lëvizin në drejtime të ndryshme dhe parashikohen që në tubim të marrin pejsë rreth 5 mijë protestues. Në dokument theksohet se “tubimi nuk përbën asnjë rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe asnjë vepër penale. Nuk cenon shëndetin, moralin apo mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore. Tubimi ka si qëllim pikërisht mbrojtjen e këtyre vlerave dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe demokracisë në vend”.
Çfarë ka ndodhur në Elbasan?
Bylykbashi: “Luftë civile”
Pavarësisht se Partia Demokratike e ka mohuar Qarkoren, që u kërkonte degëve lokale pengimin dhe pamundësimin e zgjedhjeve, qoftë edhe me përballje me policinë, duket se vërtetësinë e saj po e nxjerrin pikërisht atyre që u është drejtuar. Letra e degës së PD-së në Kukës drejtuar komisariatit të policisë ku kërkon leje për tubim gjatë kësaj të marte, me qëllim pamundësimin e takimit elektoral të Kryeministrit Edi Rama, është sinjali i parë, që vërteton përmbajtjen e Qarkores. Konfimi i dytë vjen nga Elbasani. Në këtë qytet, gjatë kësaj të marte është krijuar Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Demokracisë, ku një ndër protagonistët e saj, ka qenë Aurel Bylykbashi. Ish-deputet i PD-së dhe ish-drejtues i degës lokale të kësaj partie në Elbasan, ka bërë thirrje të forta, deri në vëllavrasje e luftë civile, që sipas Bylykbashit vlen për të mbrojtur demokracinë.
“Ka vëllavrasje, ka luftë civile, le të ketë. Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi pas. Dhe nuk do të bëjmë gabimin që bën gjyshërit tanë më 1944. Nëse liria, demokracia rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, ne jemi gati. Ky është mesazhi që duhet të japim”, tha ai. Mirëpo, çfarë lidhje ka fjala e Bylykbashit me përmbajtjen e Qarkores? Në fakt, gjatë fjalës së tij, Aurel Bylykbashi, e cilëson thirrjen e tij për vëllavrasje dhe luftëcivile, si mendim dhe qëndrim të fortë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. “Ka shumë zëra që thonë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje. Një gjë do ta them qartësisht dhe prerë. Personalisht, me gjithë miqtë e mi, por jam i bindur që ky është qëndrimi i fortë i Partisë Demokratike dhe i aleantëvet të saj; ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor”, shprehet ai.
Sipas Bylykbashit, gjithçka do të nisë prej datës 26 qershor, ditë kur kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Elbasanit. Bylykbashi u kërkon qytetarëve që të dalin në Bradashesh për ti bllokuar rrugën shefit të qeverisë, duke vënë në zbatim planin e pamundësimit të zgjedhjeve. “Duhetë të ketë një axhendë të qartë dhe objektiva të qarta. Jo vetëm thjesht sensibilizim, jo vetëm mesazhe të qarta kundërshtarëve tanë politikë. Ne kemi dy vente këtë javë. Është data 26 kur Kryeministri Rama drejtohet në Elbasan për të bërë takimin elektoral të radhës. Ne duhet të jemi të gjithë atje në Bradashesh dhe ti themi më qartë se kurrë; ky qytet nuk të do. Ky vend nuk të do, jemi më të qartë se kurrë se nuk ka burrë që na kthen”, u shpreh Bylykbashi./realstory.al