2 policë mbetën të vdekur në vend dhe 3 të tjerë u plagosën brenda në komisariat nga dy “grabitës” të shoqëruar në polici por të pa prangosur. Ngjarja ndodhi të premten në mesditë në komisariatin e policisë në Trieste të Italisë.
Mediat italiane ka zbardhur dinamikën e ngjarjes tragjike që la të vdekur dy policë të rinj.
Dy hajdutë motorësh, ishin shoqëruar në Komisariat pas një kontrolli rutinë dhe nuk ishin prangosur, sepse ishin akoma në cilësinë e të shoqëruarve, pasi dyshoheshin se mund të ishin autorët e grabitjes së një motori. Njëri prej tyre i kërkon agjentit të shkojë në tualet, ai e shoqëron duke mos dyshuar dhe për një çast pakujdesie ndodhi një tragjedi.

Alejandro Augusto Stephan Meran, 29 vjeç me origjinë Dominikane, i vodhi armën e mbushur policit Pierluigi Rotta, dhe e qëlloi atë dy herë. Pasi dëgjoi të shtënat, polici tjetër Matteo Demenego u largua nga zyra e tij dhe u qëllua gjithashtu. Rotta vdiq pasi u godit nga dy të shtëna në anën e majtë të kraharorit dhe barkut, Demenego u godit 3 herë: në kaviljen e tij të majtë, në anën e majtë dhe në shpinë.
Pasi Alejandro qëlloi dhe gjuajti policët, vëllai i tij Carlysle mbylli veten brenda në zyrë. Më pas ai u fsheh për disa orë në bodrumin e ndërtesës, ku u identifikua dhe u bllokua nga disa agjentë.

Për efektivët që ishin jashtë ishte bërë edhe më e vështirë të ndërhyhej sepse kishte kalimtarë të shumtë.
Teksa ka tentuar të largohet ka plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por autori i vrasjeve u plagos teksa është bllokuar nga forcat e rendit.
Dy policët e vrarë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë.

