Situata e tensionuar në Rusi, reagon për herë të parë Blinken

BOTA


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi pas situatë që po zhvillohet në rusi që nga mbrëmja e së premtes pas rebelimit të grupit Wagner ndaj ushtrisë ruse.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet.


“Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi.

Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkruan Blinken.




Skip to toolbar