Situata në Shkodër, “ndërhyn” ambasadorja Kim: Faleminderit Voltana për masat. Qëndroni në shtëpi

AKTUALITET


Situata e krijuar pak ditë më parë në Shkodër që prodhoi dhe përplasje në distancë mes Qeverisë nga njera anë dhe opozitës e kryetarës së Bashkisë, Voltana Ademi nga ana tjetër, ka tërhequr vëmendje të madhe. Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta ishte në Shkodër dhe ku dërgoi mesazhe për qetësi nga të dyja palët, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka takuar, virtualisht, kryebashkiaken Voltana Ademi.

Ishte vet Ambasadorja Kim, e cila me anë të një postimi në Twitter njoftoi për bisedën e zhvilluar me Ademin.  “Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë & të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të #rrineshtepi.” – shkruan ambasadorja Kim.





Skip to toolbar