Situata në veri, Stoltenberg: Të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë

KOSOVA


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një fjalim në ditën e parë të samitit të NATO-s ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa bëri thirrje për ulje të tensioneve  në veri të Kosovës.

Ai tha gjithashtu se trupat e NATO-s ndodhen në Kosovë për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë e popullit të Kosovës.


“Jam në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem.

Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shtensionojnë situatën dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, tha Stoltenberg.

Duke folur në konferencën për media para fillimit të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Stoltenberg përsëriti se NATO është në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajon.

“NATO është aty për të garantuar siguri dhe stabilitet për popullin e Kosovës.

Ne e zbatojmë mandatin tonë në mënyrë të paanshme. E shtuam praninë tonë për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve që kemi parë për disa javë”, tha ai. 




Skip to toolbar