“S’ka goditje më të madhe…”, Minxhozi: Tre liderët e opozitës ose në burg ose të pandehur

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi nga studioja e “Real Story” e Sokol Ballës në ABC News tha se opozita zyrtare liderët e saj i ka ose në burg ose të pandehur. Këtu analisti përmendi “non gratën” e Berishës në SHBA e Britani dhe arrestimin e Ilir Metës.

“Mjafton të kujtojmë që sot opozita zyrtare tre krerët e saj i ka ose në burg ose të pandehur. Nuk ka goditje më të madhe, aq më tepër në kohë fushate. Madje njëri prej tyre ka “non grata” në Britani dhe në SHBA. 

Është një situatë e lidershipit që është jo vetëm e lodhur, por dhe shumë e komplikuar. Problemin nuk e ka me Amerikën, Berisha e ka me votuesit shqiptar. Duhet të themi që të tre krerët e opozitës janë të implikuar në shkelje.



Skip to toolbar