Skandali me listën e pagave, zbulohen emrat e katër të arrestuarve nga Policia

AKTUALITET


Zbulohen emrat e katër personave të arrestuar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të shqiptarëve.

Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.


Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili bashkë me një tjetër i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Roli i të arrestuarve

Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve

Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve

Klodian Sota- Përmbarues

Endri Ikonomi- Përmbarues




Skip to toolbar