Mbledhja e Komitetit Teknik, Manastirliu: Diskutuam vlerësimin e masave

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Duke vënë theksin tek zbatimi me rigorozitet i masave antiCOVID, Manastirliu nenvizon se vaksinimi ndaj COVID19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.


“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.
Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.
Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

VaksinatShpëtojnëJetë”, shkruan Manastirliu.




Skip to toolbar