Skënderbeu firmos me ish-mbrojtësin e Kukësit

SPORT


Skënderbeu ka bërë një tjetër lëvizje në orët e fundit të merkatos. Klubi korçar ka firmosur me mbrojtësin 20-vjeçar Faton Dzemaili, i cili luajti me Kukësin sezonin e fundit. Marrëveshja mes Skënderbeut dhe 20-vjeçarit është arritur orët e vona të së mërkurës. Dzemaili ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur për 3 vite me skuadrën e Skënderbeut. Futbollisti aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sezonin e shkuar Dzemaili u aktivizua me skuadrën e Kukësit në Superligë, duke fituar eksperiencë. Futbollisti nga Kosova është pajisur me pasaportën shqiptare, çka do të thotë se trajneri Daja nuk do të ketë probleme me aktivizimin e lojtarëve të huaj. Dzemaili duket se do të jetë nënshkrimi i fundit i Skënderbeut për këtë verë.


Klubi është rinovuar pothuajse i gjithi me lojtarë të rinj në moshë dhe eksperiencë. Mungesa e pjesëmarrjes në kupat e europës, ka shtyrë klubin që të mendojë për një tjetër strategji për të fituar të ardhura. Promovimi i talenteve dhe më pas shitja e tyre në ekipe jashtë vendit, çka do t`i siguronte skuadrës vazhdimësi financiare nëpërmjet merkatos.




Skip to toolbar