Sokol Balla: Anglia do japë 80% të pagës deri në tetor! Arben Ahmetaj: Po sigurisht që ndihmat tona janë pak

AKTUALITET


Ministri Arben Ahmetaj, i ngarkuar nga kryeministri Edi Rama për të menaxhuar situatën ekonomike në kohën e pandemisë së koronavirusit, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se në total janë vënë në dispozicion të situatës 7.3 miliardë lekë.

Pjesë nga diskutimet:
Ahmetaj: Janë gati 7.3 miliardë lekë të paguara në total.


Ardian Civici: Kjo është një nga pikat ku ne dallojmë nga vendet e tjera, jo për shifrën e vënë në dispozicion, por për strukturën dhe filozofinë. Duhet të ishte dhe akoma ekziston mundësia që ndihma të jetë direkte, 90% e paketave.

Ahmetaj: Nuk bie dakord me ju. Jam gati t’i marrim paketat e vendeve të tjera, dhe të shohim që instrumentet mbështetës dhe të garancisë dominojnë. Patjetër që ka pasur edhe paketa direkte.

Sokol Balla: Anglia garanton 80% të pagës deri në muajin tetor, për të gjithë ata që nuk kthehen dot në punë. Madje, ka dhe njerëz që jetonin në Amerikë dhe janë kthyer në Shqipëri ose Kosovë, dhe kanë marrë 1 mijë dollarëshin.

Ahmetaj: Po sigurisht që ndihmat tona janë pak, po në kohë krize ne nuk presim lekë. Bëhet paketa sociale, siç është bërë dhe është shumë dinjitoze. Ne kemi falur kamatëvonesat, me llogari, me emra, familje. Janë të falura.




Skip to toolbar