Sondazhi Angi Ricerche, Rama më i preferuar si kryeministër, Lami: Ka më shumë vota se PS, Berisha e kundërta

Më të fundit


Bazuar sondazhit që publikoi mbrëmjen e djeshme, 21 prill 2025, ABC News në bashkëpunim me Angi Ricerche rezultoi se shqiptarët preferonin më shumë si kryeministër Edi Ramën se sa Sali Berishën.

Në emisionin “Real Story”, analisti Roland Lami tha se Rama ka më shumë vota se sa partia e tij dhe kjo është një favorizim, kurse Berisha është e kundërta. Është më pak i preferuar se sa PD, gjë që e dëmton këtë të fundit.

“Ka një komponent dallues tek e majta dhe tek e djathta. Tek e majta tek komponenti kryesor i saj ,që është kryeministri dhe që ka më shumë vota se partia. Në të gjitha sondazhet, referuar dhe sondazhit tuaj vëren që lideri i forcës më të madhe politike, që është zoti Rama ka si votë preferenciale më shumë vota, se sa vetë partia. Gjë që i jep mundësi këtij lideri që ta tërheqë partinë, ta çojë në pozitat e tij për të maksimizuar sa më shumë vota.

Kjo e justifikon edhe tek strategjia e fushatës, për përqendrimin e fushatës tek zoti Rama, i cili ka marrë përsipër që fitoren dhe humbjen ta ketë si triumf apo kosto të tij. Por, referuar preferencës e justifikon. E kundërta është tek Sali Berisha, i cili ka si votë preferenciale, apo si preferencë më pak se sa ka vota për partinë. Në vend që të tërheqë partinë për ta zgjuar më tej, e tërheq partia atë. Nuk ka mundësi dhe nuk ka potencial ta bëjë atë”, tha analisti



Skip to toolbar