Sondazhi i tetorit, Zaloshnja: PS rritet, PD stabël, bie LSI

AKTUALITET


Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhivillova sondazhin për muajin tetor, në serinë e sondazheve që zhvilloj për revistën Folloë Business Albania. Pyetja kryesore që i jep përgjigje sondazhi është: PËR KË DO TË VOTONIN SOT ATA SHQIPTARË QË DO TË MERRNIN PJESË NË ZGJEDHJE?


Nga ekstrapolimi i rezultateve të sondazhit, rezultoi se vetëm rreth 1.34 milionë banorë të rritur të Shqipërisë do të merrnin sot pjesë ne zgjedhje (rreth 250 mijë më pak se në zgjedhjet parlamentare të 2017-es).

PS-ja dhe PD-ja ruajnë pak a shumë votat e tyre të 2017-ës (por u rritet përqindja, ngaqë bie pjesëmarrja). Ndërsa LSI-ja dhe partite e tjera pësojnë tkurrje të ndjeshme, si në vota edhe në përqindje (shihni Grafikun 1 dhe 2).

Duke përdorur një model Logistic Regression, llogarita se sa ishte probabiliteti që secili i anketuar të marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të zhvillohen ato. Dhe bazuar në rezultatet e modelit, ekstrapolova se rreth 1.66 milionë banorë aktualë të Shqipërisë e kanë mbi 50% probabilitetin për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të zhvillohen ato. Në Tabelën 1 më poshtë paraqitet opinioni i tyre për punën e Kryeministrit Rama.




Skip to toolbar