Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” komentoi të gjitha të dhënat statistikore që u publikuan nga sondazhi i ABC News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve “Angi Recerche”.
Frroku e cilësoi këtë si një sondazh të plotësuar, i cili është marrë në çdo aspekt të jetës së shqiptareve.
Sipas analistit sondazhi trajton çështje dhe ngre pyetje që nuk janë marrë më parë në konsideratë, duke marrë shembull këtu inflacionin që nuk është gjëkundi në programet e opozitës.
“Ky është një sondazh i cili është pasuruar në krahasim me të gjitha sondazhet e viteve të kaluara. Është pasuruar me vetë jetën e njerëzve, është një sondazh që është marrë vetë me jetën e popullit shqiptar. Këtu kemi pyetje për krenarinë dhe patriotizmin shqiptar, kemi pyetje për luftën në botë e shumë të tjera. Pra janë disa nga pyetjet që nuk janë konsideruar në Shqipëri.
Qytetarët shqiptar mendojnë dhe funksionojnë si pjesë të Europës. Që bën përshtypje që e ndajnë përgjigjen e një qeverie apo të një institucioni me disa instrumente që janë aty. Kemi këtu shifra që duket sikur njerëzit nuk e kanë dëgjuar politikën, është tjetër gjë për mediat. Kriza dhe inflacioni nuk është gjëkundi në agjendën e opozitës”, tha analisti./abcnews.al