Sondazhi: Pothuaj gjysma e të rinjve nuk preferojnë asnjë nga tre politikanët kryesorë

Më të fundit


Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që zhvillova para dy javësh për një revistë vendase, pyeta edhe se për cilin nga tre politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv shqiptarët. Meqënëse të anketuarit u pyetën për moshën (si zakonisht në sondazhe opinioni), jam në gjendje të llogaris rezultate vetëm për grupmoshën 18-34 vjeç, që është grupmosha më e lakmuar për tu joshur nga politikanët në mediat sociale (e më pas në kutitë e votimit).


Nga sondazhi rezulton (shihni Tabelën shoqeruese) se pothuaj gjysma (45.7%) e të rinjve 18-34 vjeç nuk preferojnë asnjë nga tre politikanët kryesorë (me ekstrapolim të përafërt, rreth 320 mijë të rinj). Ramën e preferojnë 32.4% e të rinjve (me ekstrapolim të përafërt, rreth 227 mijë të rinj), Berishën 17.1% (me ekstrapolim të përafërt, rreth 120 mijë të rinj), dhe Metën 4.7% (me ekstrapolim të përafërt, rreth 33 mijë të rinj).

Grupmosha 18-34 vjeç dominon në popullsinë e rritur – 1/3 e banorëve të rritur I pëkasin kësaj grupmoshe.




Skip to toolbar