Soreca, si Macron: Prioritet, Drejtësia dhe Zgjedhorja

AKTUALITET


Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka përmendur dy kushtet e BE-së për Shqipërinë, që janë Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore. Në kulmin e debateve politike për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Soreca u bëri apel liderëve të politikës të heqin dorë nga konfliktet dhe të përqendrohen të ngrenë një Gjykatë Kushtetuese sa më të besueshme. Ai madje citoi presidenti Francez, Emmanuel Macron teksa tha se BE është gati të hapë negociatat me kusht zbatimin e reformës në Drejtësi. Soreca theksoi dhe njëherë se BE pret që Reforma në Drejtësi të japë rezultate dhe se dialogu politik është mjaft i rëndësishëm për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Mos hapja e negociatave, nuk ishte një vendim por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, por vendim për t’u kthyer pas në një reflektim. Angazhimi ynë në raport me Shqipërinë mbetet i pandryshuar. Mos hapja e negociatave hapi një debat te madh. Asnjëherë me parë nuk ka pasur një debat kaq të madh. Shpresoj që në muajt në vijim të kemi një rekomandim pozitiv për  çeljen e negociatave. Doja të citoja Macron: nëse reformojmë strategjinë e procesit, do hap negociatat. Prioritet do i japim angazhimeve, si reformës zgjedhore si dhe reformës në drejtësi. Dimë që SPAK do ngrihet në  muajt e ardhshëm. Dialogu politik është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik. Kjo është për përfitimin e Shqipërisë”, u shpreh Soreca i cili theksoi se palët duhet të lënë menjëanë konfliktet politike për Gjykatën Kushtetuese.


“U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënyrë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe  të ngrenë një institucione të besueshëm. Përsa i përket reformës zgjedhore inkurajojmë partitë të bashkëpunojnë, kërkojmë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur që të përmbyllet si paketë e plotë”, tha ambasadori Soreca në fjalën e mbajtur në hapjen e “Shkollës së Integrimit Europian”.




Skip to toolbar