Sot, 22 vite nga bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, Rama nxjerr deklaratën e Clinton

Më të fundit


24 marsi, shënon 22 vjetorin e nisjes së bombardimeve të forcave të NATO-s mbi Serbinë. Në vigjilje të kësaj date, historike për Kosovën, kryeministri Edi Rama, në një postim në “Twitter”, ka vlerësuar rolin që Presidenti atëhershëm i SHBA-ve, Bill Clinton, kishte në bombardimin e Beogradin dhe mbrojtjen e Kosovës.

Ai gjithashtu, e ka cilësuar këtë ditë, si një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane



Skip to toolbar