Sot sfida Gjermani-Francë, elefanti ‘fallxhor’ parashikon fitoren e…

Më të fundit


Një elefant “fallxhor” në një kopsht zoologjik në Hamburg ka vendosur që Franca do të mundë Gjermaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian.

Turnetë e mëdha të futbollit shpesh tërheqin ”fallxhorë të supozuar” të kafshëve me shkallë të ndryshme suksesi. Yashoda, elefanti 42 vjeç, tërhoqi flamurin francez në vend të atij gjerman nga një kuti në kopshtin zoologjik ”Hagenbeck”.

Elefanti tundi flamurin në ajër dhe mori një ananas si shpërblim. Franca është kampione e botës dhe do të përballet me Gjermaninë në Mynih.

Kujtojmë se ky elefant nuk është kafsha e parë që mund të parashikojë rezultate sportive. Oktapodi Paul, në fakt, me tentakulat e tij madje kishte ardhur të parashikonte fitoren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2010, në Afrikën e Jugut.



Skip to toolbar