Bardh Spahinë e shpëton politika. “Të thjeshtët” mbeten në burg

AKTUALITET


Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta dënojë me arrest shtëpie, ish deputetin e PD-së, Bardh Spahia i arrestuar dy ditë më parë për sulmin mbi KZAZ-në nr e në Shkodër dhe djegien e shkollës atje.

Pavarësisht se mbi të rëndonin 7 akuza, gjykata vendosi që Spahia ta vuaj dënimin në shtëpi, mesa duket e ndikuar nga fakti që ai është një figurë qëndrore politike dhe pavarësisht se si ish deputet nuk ka mandat, ai ka “mandat” publik dhe kjo i tremb gjykatësit e zverdhur shqiptarë. Vetë Spahia nga kafazi i të pandehurit tha në gjyq se ai shkoi në Shkodër për të qetësuar protestuesit.


“Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar.  Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Materialet ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike”, u shpreh Spahia në gjyq.

Por ndërkohë disa nga të arrestuarit e tjerë mbeten në burg. Dy punonjës të policisë bashkiake u dënuan arrest me burg ndërsa tre të ndaluar të tjerë me detyrim paraqitje.




Skip to toolbar