SPAK kërkoi arrestimin/ Këshilli i Mandateve vendos këtë të martë për Arben Ahmetajn

AKTUALITET


Këshilli i Mandatave mblidhet këtë të martë në orën 16:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme i kërkoi lejë kuvendit për të arrestuar ish-ministrin e financave njëherazi dhe ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Dosja voluminoze e SPAK, nuk i është dhënë të gjithë deputetëve për shkak se nuk kanë certifikatën e sigurisë. Për shkak të sekretit hetimor në hetime, edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve do mbahet me dyer të mbyllura me kërkesë të SPAK, ndërsa ende është e paqartë nëse vetë ish zëvendës kryeministri Ahmetaj do të jetë personalisht për t’u mbrojtur në komision apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.


SPAK ka nisur hetime për Ahmetajn prej shtatorit të kaluar në lidhje me ndërtimin dhe dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit. Prokuroria e posaçme depozitoi të premten kërkesën në Kuvend për të marrë miratimin për arrestimin e Ahmetaj dhe kontrollin e tij personal si dhe të banesës për 3 akuza, atë të Korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Kërkesa mbërriti të hënën në Kuvend, ndërsa të martën në orën 16:00, Lindita Nikolla urdhëroi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të vendosur nëse do të japë autorizimin për heqjen e mandate të Ahmetajt.

Më pas prokurori do i kërkojë gjykatës së posaçme caktimin e masës së sigurisë për Ahmetajn dhe miratimin për kontroll personal dhe atë të banesës. Në një njoftim zyrtar prokuroria e posaçme tha se Arben Ahmetaj akuzohet për 3 vepra penale, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash si dhe korrupsion të kryer në 6 episode të ndryshme. Më 22 qershor, ish zv/kryeministri u paraqit në SPAk ku dëshmoi për rreth 6 orë.




Skip to toolbar