Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu

AKTUALITET


Dështon seanca në gjykatë, shkak dorëheqja e gjyqtares Vjollca Spahiu

Ish-zyrtarja Alda Klosi kërkon lirimin në Gjykatën e Tiranës. Alda Klosi është arrestuar me akuzën e pastrimit të parave, mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarim të rremë, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga sanitarja Rozeta Dobi.


Kjo e fundit pretendon se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018 dhe se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.

Seanca e të Martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, pasi pretendon se ka konflikt interesi. Klosi kërkon lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.




Skip to toolbar