SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, Policia aksion për rivalët e Vis Martinajt dhe vrasjet e bujshme

AKTUALITET


Policia ka zhvilluar me urdhër të SPAK një aksion në disa qytete të vendit.

Aksioni është shtrirë në Lezhe, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Tiranë, Vlorë e Shkodër.

Mesohet se janë lëshuar mbi 50 urdhër arreste, 10 prej të cilave në Tiranë. Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, pranë shkollës “Luan Hajdaraga”.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca te shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë se drejtorisë Tiranë.

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për anëtarë të klanit Duka, rivalët e Ervis Martinajt.

Si nisi armiqësia mes Klanit Duka dhe Martinajt?

Pas prishjes së pazareve mes tyre, Martinaj dhe Klani Duka u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë. Krisja kishte ndodhur për para në lidhje me lojërat e fatit.

Duka fillimisht kishte organizuar dhe një plan për ekzekutimin e “mbretit të lojërave të fatit”, por pasi i dështoi, në shenjë hakmarrje ka lënë të vdekur ish-policin Santiago Malkon.

Ndaj ai dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Për këtë vrasje GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

7 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.



Skip to toolbar