“Një grua duhet të bëhet nënë vetëm nëse martohet”, Gjikondi për “surrogacinë”: Ka lobim të klinikave private

Më të fundit


Shqipëria pritet t’i hapë rrugë ligjërisht lejimit të nënave surrogate. Lidhur me këtë juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar në emisionin “Real Story”, se një grua duhet të bëhet nënë vetëm nëse martohet.

Ajo ka theksuar gjatë debatin me ish zëvendës ministren e Brendshme, Elona Gjebrea se pas këtij ligji ka lobim të klinikave private, pasi në asnjë vend të botës nuk është pa pagesë.


Pjesë nga debati:

Gjikondi: Një grua duhet të bëhet nënë vetëm nëse martohet. Familja është gjëja më e shenjtë. Egoizmi s’mund të vihet mbi interesin e një fëmijë.

Gjebrea: Pse duhet t’i thuash egoizëm një nëne që do të bëjë një fëmijë në jetë?

Gjikondi: Të gjitha ligjet për gratë surrogate janë kundrejt pagesës në të gjithë shtetet. Gjëja më kriminale është që gjatë shtatzënisë, çifti bëhet pishman dhe asaj i duhet ta abortojë. Keni ligjin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Armenisë, vendet ruse…

Gjebrea: Ligji merr parasysh të drejtat themelore të individit.

Gjikondi: Unë mendoj që ka interesa të tjera mbrapa, për shembull të klinikave private. Një fëmijë surrogate shkon nga 50 deri në 160 mijë euro. Klinika më e përparuar në botë është në Ukrainë dhe bëhet fëmija me gjininë, ngjyrën e syve që do etj. Në të gjitha vendet e botës është me pagesë./abcnews.al




Skip to toolbar