Spektakli i fishekzjarrëve të Sidneit do të shijohet nga…

BOTA


Fishekzjarrët e Vitit të Ri të Sidneit do të vazhdojnë, por për shkak të pandemisë, ekstravaganca e tyre do të jetë më e vogël se në vitet e mëparshme dhe askush nuk do të lejohet në bregun e portit për të parë shfaqjen, deklaruan autoritetet australiane.

”Fishekzjarrët do të shpërthejnë nga Ura e Portit të Sidneit për vetëm shtatë minuta dhe njerëzit do të ndalohen nga qyteti dhe vijat bregdetare për të parandaluar formimin e turmave, atje ku mund të përhapet koronavirusi”, deklaroi kryeministri Uellsit të Ri të Jugut, Gladys Berejiklian.


“Mesazhi im i fortë për të gjithë në Sidnei është që këtë vit është të shikojnë fishekzjarrë në televizion”, theksoi Berejiklian.

“Të gjithë ne, pavarësisht se ku jemi, mund të shijojmë shfaqjen shtatë minutëshe nga shtëpia dhe kjo është mënyra më e sigurt këtë vit për të shijuar fishekzjarrët”, shtoi ai.

“Ne u kërkojmë njerëzve të përmbahen nga puthjet dhe përqafimet në prag të Vitit të Ri për të ndaluar përhapjen e virusit”, tha ai.




Skip to toolbar