S’përmbahet Bardhi, përplaset me deputeten e PD: Të të vijë turp që i shkon nga prapa një zagari

Më të fundit


Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve demokratë në Komisionin e Edukimit që drejtohet nga Flutura Açka.

Gazment Bardhi është përplasur ashpër me deputeten Merita Bakiu, pasi debatoi fillimisht me Açkën. 


Bardhi: O Merita ka mundësi ti…

Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë

Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.

Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa

Noka: Jeni me Edi Ramën

Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju

Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do push tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.

Bakiu: Unë jam me PD.

Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.




Skip to toolbar