“Strakosha ka personalitet për të luajtur në Londër”

Më të fundit


Ish-shoku i skuadrës thotë fjalë të mëdha për portierin shqiptar

Loja është hapur, merkato ende jo, Hugo Lloris po shkon drejt pensionit, Tottenham kërkon të jetë fitues i Premier League vitet e ardhshme. Në fakt duket se të gjitha këto shkojnë në kahe të kundërta me njëra-tjetrën, por diçka pritet të ketë një pikëtakim të përbashkët.

Bëhet fjalë për të ardhmen e Thomas Strakoshës, i cili çdo ditë  e më shumë po kthehet në vëmendjen e Spurs, të cilët kërkojnë një pasardhës të denj për Hugo Lloris. Një ditë më parë, “Soccer Souls”, e sponsorizonte transferimin e portierit të kombëtares shqiptare drej veriut të Londrës, ndërsa sot është dikush tjetër që i bënë reklamë këtij transferimi të mundshëm.

Felipe Anderson, sulmues anësor që aktualisht luan për West Ham United në Angli, ka qenë ish-shok skuadre me Thomas Strakoshën te Lazio një sezon më parë. Ylli i West Ham ka folur për median “Soccer AM”, duke komentuar lajmet e merkatos rreth transferimit të ish-shokut të tij të skuadrës te Tottenham.  

Para së gjithash, ai është i ri, po rritet dhe përmirësohet shumë dhe mendoj se do të shkojë shumë larg në karrierën e tij. Unë mendoj se, Strakosha, do të arrijë majat, sepse veç cilësive të tij, që punon për t`i përmirësuar çdo ditë, ai ka një përgjegjësi të madhe për të luajtur në një skuadër dhe qytet të tillë të vështirë. Ai ka personalitet të madh dhe gjithashtu luan mirë me këmbët e tij. Më pëlqen ky lloj portieri”, ka thënë Anderson për Strakoshën.

Felipe Anderson e njeh mirë Thomas Strakoshën, pasi e ka pasur shokë skuadre te Lazio. 25-vjeçari u largua verën e vitit të kaluar nga kryeqyteti italian drejt Premier Ligës, duke u bashkuar me West Ham United, ekip me të cilin ka bërë sezon të mirë deri më tani.



Skip to toolbar