Trajneri i ri kryen stërvitjen e parë me ekipin
Ernest Gjoka ka nisur zyrtarisht punën te Kukësi, duke përgatitur ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Laçit.
Pas shkarkimit të Ramzan Ndreut, Gjoka ka marrë drejtimin e skuadrës verilindore, ekip të cilin e ka drejtuar më herët, duke u shpallur dhe kampion i vendit.
Fillimisht, trajneri i ri është prezantuar me futbollistët dhe pjesën e mbetur të stafit teknik, ndërsa më pas ka vijuar stërvitjen.
Së bashku me Ernest Gjokën është prezantuar dhe ndihmësi i tij i ri Fatjon Tafaj, që do të jetë trajner i dytë bashkë me zëvendës trajnerin tjetër Rrahman Hallaçi.
Ndonëse matematikisht Kukësi ende nuk e ka dalë nga gara për të fituar titullin kampion, skuadra verilindore e ka të vështirë të bëjë një mrekulli.