Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një nxënës, tre të tjerë plagosen

BOTA


Një nxënës shkolle ka mbetur viktimë e një sulmi më thikë në qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të mërkurë. Sulmi me thikë brenda shkollës u regjistrua mesditën e sotme, ndërsa mësohet se 3 nxënës të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë franceze, viktima është një nxënës i shkollës, ndërsa autori i dyshuar është një tjetër nxënës, i cili u neutralizua nga mësuesit.

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se deri tani nuk ka asnjë shenjë që të tregojë për një motiv terrorist pas sulmit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij sulmi.



Skip to toolbar