Sulmet ruse, Meloni: G7 konfirmon mbështetjen për Ukrainën

BOTA


Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka folur për luftën në Ukrainë. Meloni ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën.

Gjithashtu ka nënvizuar se G7 do të vazhdojë angazhimin e saj për paqe dhe mbështetje për Ukrainën.


Nëpërmjet një videomesazhi Meloni u shpreh: “G7 do të konfirmojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë për një paqe dhe qëndrueshmëri”.

Ndërkohë numri i konfirmuar i fëmijëve të vrarë në sulme në Ukrainë është rritur me gati 40% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të vazhdimësisë së sulmeve vdekjeprurëse.

Alarmi është dhënë nga UNICEF në bazë të të dhënave të verifikuara nga Kombet e Bashkuara.

Sulmet mes 1 janarit dhe 31 marsit 2024 rezultuan në vdekjen e 25 fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm dy muajsh, ndërsa 9 fëmijë u vranë në sulme në tre javët e para të prillit./abcnews.al/




Skip to toolbar