Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, arrestohet në tjetër serb

KOSOVA


Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për sulmet fizike ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 Qershor.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar shtetasi serb me iniciale U.V., banues në Leposaviq.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj gazetarëve.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.



Skip to toolbar