Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Stano: Akt terrorist, BE është e përfshirë në hetime

AKTUALITET


Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha në Bruksel se Bashkimi Evropian, së bashku me partnerët e tij në rajon dhe SHBA, është shumë i përfshirë në hetimin e konfliktit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Stano u shpreh se ajo që ndodhi të dielën duhet të sqarohet sepse do të ketë pasoja, teksa shtoi se sulmi ishte terrorist, shkruan N1.

“Pozicioni i BE-së është shumë i qartë, se ajo që ndodhi ishte një sulm terrorist dhe se duhet të hetohet se kush është përgjegjës, i përfshirë dhe se ata duhet të sillen para drejtësisë dhe BE-ja do të marrë një gjykim për të kur të sqarohet”, theksoi ai.

Stano deklaroi se BE nuk do të komentojë deklarata individuale, vlerësime apo qëndrime derisa hetimi të përcaktojë plotësisht se çfarë ka ndodhur saktësisht në konfliktin e armatosur në zonën e Banjskës.



Skip to toolbar