Sulmuan KZAZ në Dibër, Gjykata liron 13 të arrestuarit

AKTUALITET


Gjykata e Dibrës ka liruar 13 të arrestuarit që sulmuan KZAZ-në e këtij qyteti, të  premten më 28 qershor, vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Gjatë të martës, të arrestuarit janë paraqitur para gjykatësve në Dibër, ku secilit prej tyre i është komunikuar lirimi, ndërsa do të kenë si masë sigurie vetëm detyrim paraqitje.

Në këtë mënyrë, 13 të arrestuarit e Dibrës, të cilët akuzoheshin për shkatërrim të pronës publike, tashmë do të jenë të lirë. Ngjarja e sulmit dhe shkatërrimit të materialeve zgjedhore në Dibër u regjistruar mbrëmjen e së premtes më 28 qershor.

Militantët të Partisë Demokratike të udhëhequr nga drejtues të saj, kanë sulmuar KZAZ-në Nr. 9 të kësaj bashkie. Përplasjet ishin të rënda, pasi 6 policië dhe 15 protestues mbetën të plagosur. Pas kësaj ngjarje, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj akuzoi direkt Partinë Demokratike për sulmin.

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!” shkruante ai.



Skip to toolbar