U refuzohet azili, riatdhesohen 29 shqiptarë

AKTUALITET


Këtë të  martë (2 korrik) janë riatdhesuar vullnetarisht 29 shtetas shqiptarë, të cilët ishin larguar më herët nga vendi dhe kishin kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Policia e Shtetit raporton se 29 shtetasit e rikthyer përsëri në Shqipëri, kanë ardhur nga Franca, pasi më herët në këtë vend të BE-së kishin kërkuar azil.

Kthimi i tyre në mënyrë vullnetare është bërë me një avion të posaçëm, i cili  ka transportuar nga shteti francez në drejtim të vendit tonë 29 shtetasit, që tashmë do të riatdhesohen pas mohimit të kërkesës për azil dhe kthimit vullnetar.


Nëpërmjet një komunikate për mediat, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të mos tentojnë të kërkojnë azil.

Gjithashtu, policia, kërkon që të mos abuzohet me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes për të mos rënë pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false, me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE.

Gjatë muajti qershor janë riatdhesuar disa shtetas, kryesisht nga Franca por edhe vende të tjera të BE, të cilët ishin larguar më parë nga vendi dhe kishin paraqituar kërkesat për azil në vendet e BE.




Skip to toolbar