Supergoli dhe festa e veçantë, Granit Xhaka: Duhet të më njohin se kush jam

Më të fundit


Granit Xhaka ishte protagonist absolut në fitoren që ekipi i tij Bayer Leverkusen mori në transfertë përballë Mainz me rezultatin 2-1. Xhaka shënoi golin e parë të sfidës, i cili i mahniti të gjithë.

Ndërsa pas kësaj sfide është vetë mesfushori i kombëtares së Zvicrës që ka folur për mediat. Ai shprehet shumë i lumtur dhe tregon arsyen se përse festoi në mënyrë të veçantë.


“Jam mëse i lumtur për golin e parë të shënuar me këtë ekip. Të jem i sinqertë, pata shumë presion nga lojtarët dhe stafi. Festimi? E kam bërë edhe në stërvitje, ishte një shaka e përgatitur së bashku me Frimpong. Ishim duke pritur për ta bërë këtë javë pas jave. Unë festova ashtu pasi duhet të më njohin se kush jam.

Ndeshja ndaj Mainz nuk ishte aspak e lëhtë, por ne morëm 3 pikët. Askush në dhomën e zhveshjes nuk flet për titullin, por do të shohim pas ndeshjes së 34-të (të fundit) në cilin vend do të përfundojmë”, është shprehur Granit Xhaka.

Granit Xhaka duke festuar golin në mënyrën e veçantë



Skip to toolbar