Surrogacia, a duhet të ndalohet ligji? Gjikondi: Godet në thelb familjen dhe autoritetin prindëror

Më të fundit


Pak ditë më parë, juristja Brizida Gjikondi iu drejtua me një letër publike kryetares së parlamentit Lindita Nikolla për të ndaluar projektligjin e shumë diskutuar “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, juristja shpjegoi arsyet se pse është kundër këtij projektligji. Sipas saj, ligji për nënat surrogate godet në thelb familjen shqiptare dhe autoritetin prindëror.

“Duke qenë edhe me formimin tim juridik, e pashë e edhe nga ana ligjore dhe humane se jam edhe vetë nënë. Nga ana humane, është ligj i rëndësishëm që prek të gjithë popullatën shqiptare, jo vetëm madhorët por edhe të miturit. Mendoj se ligje kaq të rëndësishme që modifikojnë dhe duket sikur ndryshojnë totalisht të drejtat e individit. Ky lloj ligji nuk mund të ndalë mbi kushtetutën e shtetit shqiptar, kupton që ka probleme të mëdha sidomos: E para, shtrihet mbi të gjithën, njerëzit me shtetësi pa shtetësi, edhe të huajt që vijnë këtu.


Shqipëria mund të bëhet me këtë lloj ligji, që tek neni i parë, ti e bën Shqipërinë një parajsë të zymtë sidomos për nënat surrogate. Në totalin e tij, ky ligj godet në thelb familjen shqiptare, autoritetin prindëror, por edhe gjithë strukturën ligjore ku ngrihen të drejtat e familjes. Në kushtetutë thuhet se familja ka mbrojtje të posaçme nga shteti. E quaj dështim të shtetit ndaj dështimit. Sepse një shtet nuk merr asnjëherë masa kur i ka plasur bomba por i paraprin situatave të tilla.”, tha Gjikondi./abcnews.al




Skip to toolbar