U konfliktua me mjekët dhe policët, arrestohet 28 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet D.K, pasi është paraqitur në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, pasi është marrë njoftimi për rastin, efektivët blu kanë shkuar në spitalin e qytetit dhe kanë bërë ndalimin e të riut. Mirëpo shtetasi D.K ka kundërshtuar me dhunë edhe ndalimin nga punonjësit e Policisë së Rendit.

“Konfliktohet me stafin mjeksor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

“D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor. Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit’.

“Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Skip to toolbar