Makina përplas për vdekje kalimtaren tek Ura e Golemit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës tek Ura e Golemit ku automjeti ka përplasur për vdekje kalimtaren 38 vjçare, Brunilda Shuti.

Ngjarja ka ndodhur në mesin e urës tek mbikalimi i Golemit. Katër persona kanë tentuar të kalojnë rrugën pasi kanë zbritur nga autobusi që vinte nga Berati.

Kalimtarët kanë zbritur nga autobusi dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të rrugës ku ndodhet edhe plazhi.

Automjeti ka përplasur njërën nga kalimtarët. Brunilda Shuti ka ndërruar jetë nga plagët e marra sapo është futur në ambulancë.

Komunikata e policisë:

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Për pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Ndiqte hajdutët e lopës, mjeti del nga rruga. Vdes shoferi, plagoset i biri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në vendin e quajtur “Tre urat” në Divjakë ku si pasojë shoferi i automjetit tip Ford ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa djali i tij është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5.30 të mëngjesit kur automjeti ka dalë nga rruga duke i marrë jetën në vend shoferit 57-vjeçari ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë djali i tij  Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacionit paraprak të policisë, të ndjerit rreth orës 3 të natës i kanë vjedhur lopën. Ai ka marrë makinën dhe është vënë në ndjekje të hajdutëve që i vodhën lopën dhe që u larguan me furgon. Ka humbur kontrollin e metit në urë dhe ka përfunduar në kanal. Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e hajdutëve.

Përmbyset mjeti, plagosen 6 veta, mes tyre 2 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Dervicjan në afërsi të Gjirokastrës, ku një mjet tip Fuoristradë është përplasur me një benz dhe si pasojë është përmbysur duke shkaktuar plagosjen e 6 personave, mes tyre dhe 2 fëmijë.

Aksident i ka ndodhur rreth orës 08:30.

Gjashtë të plagosurit, dy nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë.

Televizionet raportojnë se emrat e personave të plagosur janë: Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).

Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta rruga Gjirokastër-Kakavijë, por më pas trafiku u normalizua.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë dhe transportin e të plagosurve drejt spitalit.

Elbasan, përplasen 3 makina, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dy persona kanë përfunduar  të lënduar. 3 makina, një fuoristradë dhe dy autovetura, janë përfshirë në një aksident në zonën e Ish kombinatit Metalurgjik.

Dy personat kanë marrë plagë të lehta, ndërsa kanë marrë mjekimin e duhur në spitalin  Elbasanit.

Aksidenti shkaktoi për disa minuta bllokim të rrugës dhe trafik në zonë, por që situata iu rikthye shpejt normalitetit.

Makina fluturon në ajër, 3 persona në koma, mes tyre një fëmijë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një pikë doganore në Kroaci. Një makinë e cila priste në radhë për të kaluar doganën, ka fluturuar në ajër pasi një tjetër makinë i ka ardhur nga pas me një shpejtësi të madhe.

Makinë tip “Skoda” kishte humbur kontrollin dhe është përplasur me forcë ndaj një makine tij “BMW” që po qëndronte në radhë për të kaluar duke fluturuar në ajër.

Për pasojë, çifti dhe fëmija e tyre, që ndodheshin në makinë janë në gjendje kome. Zjarrfikëses i është dashur plot 45 minuta për ta nxjerrë nga vetura fëmijën.

Uznemirujuća snimka: Trenutak u kojem se vozač BMW-a bez usporavanja zabio u Škodu na Sv. Heleni Više na http://bit.ly/32nf3JA

Uznemirujuća snimka: Trenutak u kojem se vozač BMW-a bez usporavanja zabio u Škodu na Sv. HeleniViše na http://bit.ly/32nf3JA

Gepostet von 24sata am Freitag, 12. Juli 2019

Elbasan, makina përmbyset në mes të rrugës, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë në qytetin e Elbasanit. Një makinë është përmbys në mes të rrugës, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy personat, që ndodheshin në të.

Drejtuesi i makinës dhe një pasagjer janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej makina.

Librazhd, aksidentohet makina e Ambasadës ruse, tre të plagosur

Një makinë e Ambasadës ruse me tagra diplomatike është aksidentuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Murrashit”, ku makina me targa diplomatike ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasa e mjeteve.

Të plagosur janë zyrtari i Ambasadës Ruse në Tiranë, Nikhain Kruchinina, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darja Igor Kruchinina si dhe drejtuesi i makinës tjetër, shtetasi Besnik Gora, 25 vjeç.

Fatmirësisht të tre të plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe nuk ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Përplasen dy makina në Kamëz, shpëtojnë drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz,  fatmirësisht pa viktima. Dy makinat janë përplasur fort me njëra-tjetrën, ndërsa drejtuesit e tyre nuk kanë pësuar asgjë.

Një mjet tip benz me targa AA 853 OA është goditur me një fuoristradë tip BMË të zezë në Bulevardin Blu në Kamëz.   Aksidenti ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të trafikut në zonë, por që policia ka bërë menaxhimin e situatës.

Devoll, përplasen 3 persona, vdesin dy gra, plagoset rëndë një fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një makinë tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar 3 kalimtarë në rrugë.

Përplasja ka qenë e fortë, ku dy femra përkatësisht A.G, 32 vjeçe dhe V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një fëmijë i vogël, i cili ndodhej me dy viktimat,  është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia, ndërsa rezulton se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Shpejtësia i merr jetën një të riu në Thumanë, tre të tjerë plagosen rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri, 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa i riu, identiteti i të cilit jepet vetëm me inicialet A.K., 18 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me një mjet në këtë aks rrugor bashkë me tre shokë të tij.

Në vendin e quajtur ish-Këneta, mjeti tip Volsëgen ka dalë jashtë rrugës në një kthesë të vështirë për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën i riu, i cili nuk dihet ende nëse ka qenë drejtues i mjetit apo jo.

Ndërkohë, tre të rinj të tjerë, për të cilët jepen gjithashtu inicialet, A.N., , U.L., A.M., dhe A.L., të tre të moshës 18 vjeç, janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim.

Paraprakisht grupi hetimor është shprehur se mjeti me të clin po udhëtonin katër të rinjtë, ka qenë me shpejtësi të madhe. Për shkak të saj, mjeti ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur me një objekt në ndërtim e sipër.

Skip to toolbar