Shpejtësia i merr jetën një të riu në Thumanë, tre të tjerë plagosen rëndë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri, 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa i riu, identiteti i të cilit jepet vetëm me inicialet A.K., 18 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me një mjet në këtë aks rrugor bashkë me tre shokë të tij.

Në vendin e quajtur ish-Këneta, mjeti tip Volsëgen ka dalë jashtë rrugës në një kthesë të vështirë për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën i riu, i cili nuk dihet ende nëse ka qenë drejtues i mjetit apo jo.


Ndërkohë, tre të rinj të tjerë, për të cilët jepen gjithashtu inicialet, A.N., , U.L., A.M., dhe A.L., të tre të moshës 18 vjeç, janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim.

Paraprakisht grupi hetimor është shprehur se mjeti me të clin po udhëtonin katër të rinjtë, ka qenë me shpejtësi të madhe. Për shkak të saj, mjeti ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur me një objekt në ndërtim e sipër.




Skip to toolbar