Një 18 vjeçar ka humbur jetën në një aksident
të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje. Tre makina janë përplasur në
rrugë e për pasojë një 18 vjeçar ( pasagjer) ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë
janë plagosur.
Mësohet se një makinë e tipit Benz me drejtues
një 22 vjeçar me inicialet M.SH është përplasur me dy makina të tjera, me një
tjetër Benz që drejtohej nga një 31 vjeçar B.Sh dhe më pas me një makinë të
tipit Jaguar me drejtues 33 vjeçarin me inicialet G.Q.
Nga përplasja ka humbur jetën 18 vjeçari K.SH
i cili ndodhej në makinë me autorin e aksidentit, ndërkohë që dy drejtuesit e
makinave të tjera janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe dyshohet se
ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Më poshtë keni
informacionin nga policia.
Njoftimi i policisë:
Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje,
në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues
shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me
automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj,
Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues
shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend
shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin
tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy
drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e
Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë
të ngjarjes.