Makina përplas motoçikletën, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Elbasan-Shushicë, në fshatin Byshek. Një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesit e të dy mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Shtetasi me inicialet D.P., 21 vjeç, drejtues i motoçikletës është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç. Nga aksidenti të dy mjetet dolën nga rruga dhe mbetën të plagosur drejtuesit e tyre. Fatmirësisht gjendja e tyre nuk është kritike për jetën.

Tërhoqën zvarrë të riun pas përplasjes, pranga 2 drejtuesve

25-vjeçari që humbi jetën në zonë e Shkozetit në Durrës, pati një vdekje të tmerrshme duke u tërhequr zvarrë në rrugë nga dy makina njëra pas tjetrës. I riu, i cili punonte si shpërndarës picash, u përplas me motorin e tij fillimisht nga një autobus dhe më pas nga një makinë, që i kaloi sipër trupit të tij duke e marrë zvarrë disa metra në rrugë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e  26 tetorit, ndërsa policia vuri në pranga dy drejtuesit e mjeteve. 25-vjeçari që po udhëtonte me motorin “Dajang”, ku u përplas nga një autobus tip “Skania” që drejtohej nga qytetari me iniciale P.T. 49 vjeç, dhe më pas trupi i tij u godit nga mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., 54 vjeç.

54-vjeçari u largua me shpejtësi nga vendngjarja, por u arrestua pak metra më tutje. Poshtë autobusit u gjend edhe mortori me të cilën udhëtonte i riu, ndërsa në trupin e tij plagët ishin të shumta duke i marrë jetën menjëherë.

Përplaset për vdekje shpërndarësi i picave në Durrës, dy të plagosur në Tiranë

Rrugët e vendit janë përgjakur mbrëmjen e të shtunës në Durrës e Tiranë. Në qytetin bregdetar, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, një mjet aksidentoi për vdekje një person, i cili drejtonte një motor. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se personi që humbi jetën nga përplasja, është një shpërndarës picash.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është personi që aksidentoi motoristin. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja tragjike. Ndërkohë, nuk jepen detaje për emrin e personit të ndaluar.

Gjithashtu, rreth orës 19:50, një aksident ndodhi dhe në Tiranë. Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se një mjet goditi një shytllë tensioni. Shtylla më pas ka goditur një tjetër mjet në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë të dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit me inicialet J.B dhe D.H. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që efektivët Blu të Policisë Rrugore po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Zihet me shokun, i prish makinën atij dhe vetes

Një konflikt i çastit mes dy miqve ka bërë që në nervozizëm e sipër, njëri prej tyre t’i hipi makinës dhe të godasë me dashje makinën e mikut të tij. Nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të dy makinave.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Xhamisë në Kukës. Shtetasi me iniciale L.SH., 37 vjeç, pas konfliktit që pati me 32-vjeçarin me iniciale N.I., i hipi makinës së tij tip “Volkswagen” dhe përplasi me dashje automjetin tip “Daimler Chrysler”, të mikut të tij.

37-vjeçari u vu në pranga dhe pritet të përballet me veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa u zbulua se ai nuk zotëronte as leje drejtimi të mjetit.

Aksident me motor, vdes shqiptari, plagoset një tjetër

Një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë nga një aksident rrugor i ndodhur në Kretë të Greqisë. Shqiptarët humbën kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonin duke u përplasur me bordurën anësore të autostradës.

Aksidenti ndodhi në Kretë, ku viktimë mbeti shtetasi Kastriot Karaj, 31 vjeç nga Burreli, ndërsa u plagos rëndë miku i tij 34-vjeçari shqiptar.

Kastriot Karaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 34-vjeçarit të plagosur mjekët u detyruan t’i prisnin njërën këmbë, për të mbijetuar.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik u bë shpejtësia e lartë, duke çuar në humbjen e kontrollit të motorit.

Aksident në Elbasan, 4 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave, mes tyre 2 fëmijë ka ndodhur në Papër të Elbasanit. Dy makina një “Opel” dhe një “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në makinën “Opel” udhëtonte familja Çela, ku mbetën të plagosur gruaja Matilda Çela dhe dy fëmijët përkatësisht 4 muajsh dhe 4 vjeç. Gjithashtu nga përplasja është plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit tjetër tip “Benz”, Mikel Jolldashi.  

Dyshohet se shkaktar i aksidenti mund të jetë bërë makina “Benz”, hetimet vazhdojnë.

Tiranë, aksidentohet makina e Albin Kurtit

Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit është përfshirë në një aksident rrugor në Tiranë, pranë zonës së Qafë Kasharit.

Makina e eskortës është përplasur me një makinë policie, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa raportohet se ka vetëm disa dëme të lehta materiale.

Albin Kurit ka festuar pasditen e të dielës fitoren e tij në Tiranë. Pas festës Kurti do të nisej sërish për në Kosovë, por makina është përfshirë në një aksident, pa pasojë njerëzore, por vetëm materiale.

Përgjaket e diela, 3 viktima brenda pak orëve

Dita e diel është përgjakur nga tre aksidente, ku janë shënuar 3 viktima, një në Lushnje, një në Durrës dhe një në Tiranë.

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i Teg-ut. Një makinë ka përplasur një motoçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij. Drejtuesi i automjetit E. Ç ka përplasur një motoçikletë me drejtues 46-vjeçarin me inicialet L. M.

46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.

Një tjetër aksident ndodhi pasditen e të dielës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku një makinë ka përplasur një 80-vjeçar , i cili ka tentuar të kalojë autostradën në këmbë. Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbësorin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Edhe aksi rrugor “Tre Urat” në Çermë Sektor të Lushnjes u përgjak me një viktimë. 64-vjeçari Fatmir Muçi, po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një fuoristradë që drejtohej nga një 17 vjeçar. Adoleshenti u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa u arrestua 3 orë më pas nga policia.

3 orë në arrati, arrestohet 17-vjeçari, përplasi për vdekje lushnjarin

Pas tre orësh arrati, policia arrestoi adoleshentin pa patentë, që përplasi për vdekje një 64-vjeçar në zonën e  njohur “Tre Urat” në Çermë Sektor të Lushnjes.

17-vjeçari me iniciale J.G., ende pa marrë patentën, po drejtonte një makinë fuoristradë ku përplasi për vdekje shtetasin Fatmir Muça, i cili po lëvizte me biçikletë.

Adoleshenti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u kap pas 3 orësh. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes tragjike.

Përplas për vdekje kalimtarin. Shoferi ikën nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ndodhi pak pas mesditës të së dielës, në rrugën rurale “Tre Urat” të fshtati Çermë Sektor në Lushnjë.

Mësohet se një person është përplasur nga një mjet, duke mbetur i vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i përplasur për vdekje, dyshohet se ishte duke kaluar rrugën, në çastin që është goditur nga mjeti.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë që sipas policisë po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Skip to toolbar