Përplas për vdekje kalimtarin. Shoferi ikën nga vendngjarja

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ndodhi pak pas mesditës të së dielës, në rrugën rurale “Tre Urat” të fshtati Çermë Sektor në Lushnjë.

Mësohet se një person është përplasur nga një mjet, duke mbetur i vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.


Personi i përplasur për vdekje, dyshohet se ishte duke kaluar rrugën, në çastin që është goditur nga mjeti.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë që sipas policisë po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë.




Skip to toolbar