SHBA jep 5 milionë $ kundër ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

“Shqipëria është një udhëheqëse e cila vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit”. Kështu është shprehur sot e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones në aktivitetin “Përtej kufijve të shkollës: Të menduarit e shkollës si qendër komunitare”. Ajo tha se Shqipëria ka punuar fort për sa i përket ekstremizmit, ndërsa shtoi se SHBA-në kanë dhënë 5 milion dollarë për këtë fushë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet më shumë se 5 milionë dollarë programe të financuara nga ndihma kundër ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri. Ne po ju ndihmojmë jo vetëm të ndërtoni aftësinë përtëritëse të komuniteteve, por edhe po fuqizojmë gratë dhe të rinjtë, po forcojmë qeverisjen vendore dhe po nxisim zëra të matur brenda bashkësive fetare. Ne, mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë”, u shpreh Leyla Moses-Ones.

Skip to toolbar