Zyrtare: Juventus prezanton Maurizio Sarrin

Maurizio Sarri është trajner i Juventusit. Të gjitha dilemat janë shuar këtë fundjavë, teksa kampionët e Italisë kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre lajmin për emërimin e Sarrit trajner të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Sarri mbylli një sezon të shkëlqyer me Chelsea në Londër, teksa u shpall fitues i Europa League, ndërsa në fund të sezonit e renditi klubin anglez në vendin e tretë, pas Liverpool dhe Manchester Cityt.

Pasi ka ngritur trofeun e tij të parë kontinental, tani Maurizio Sarri kthehet në Itali, ku ai ka trajnuar gjatë gjithë karrierës së tij, me përjashtim të eksperiencës që pati me Chelsea për një sezon.

Sarri ka  firmosur një kontratë tre vjeçare me Juven, e cila përfundon më 30 qershor të vitit  2022. Gjashtëdhjetë vjeçari, i lindur në Napoli, ka jetuar gjatë në Toskanë. Në vitin 2001, pasi la futbollin, Sarri nisi karrierën e tij si trajner me kohë të plotë.

Ai ka drejtuar shumë klube gjatë karrierës së tij si trajner në Itali, ku padyshim ndër eksperiencat më të suksesshme mbeten ato me Empolin dhe Napolin, me këtë të fundit që e drejtoi për pesë sezone.

Pavarësisht se me këtë të fundit nuk arriti të fitonte “Scudetton” në Itali, Sarri arriti që për tre sezone radhazi, Napoli të dilte në vend të dytë  në kampionat, duke grumbulluar përkatësisht nga 82, 86 dhe 91 pikë në sezonet 2015/2016; 2016/17 dhe 2017/18.

Negociatat mes Sarrit dhe Juventusit nisën disa javë më parë, fill pas shkarkimit të Masimiliano Allegrit. Ish-trajneri i Chelsea zhvilloi dhe një takim me presidentin Agnelli në prani të menaxherit shqiptar, Fali Ramadani, vetëm pak orë para finales së Europa League, ku Chelsea triumfoi ndaj Arsenalit.

Guardiola te Juventus, mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer!

Një lajm i bujshëm është publikuar në media mëngjesin e sotëm, teksa thuhet se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Sipas Radio Sportiva në Itali, trajneri aktual i Manchester City-t ka rënë dakord të bashkohet me klubin italian për të zëvendësuar Allegrin.

Gazetari italian i Radio Sportiva, Adriano Del Monte, shkruan në një mesazh në rrjetin social Twitter se Guardiola ka zhvilluar një takim me drejtorin sportiv të Juventus Fabio Paratici. Ai shkruan se palët kanë “rënë dakord” për një marrëveshje katërvjeçare.

Takimi, sipas gazetarit italian, është zhvilluar të martën në Milano ku palët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të ndërmjetëm.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë, ndërsa pak ditë më parë Guardiola deklaronte se nuk do të shkonte kurrë në Itali.

Skuadra nga Torino kërkon një trajner profesionist dhe që di se si fitohen trofe të rëndësishëm në Europë, të cilët mungojnë shumë në shtëpinë “Agnelli”.

Zyrtare: Allegri largohet përfundimisht nga Juventus!

“Massimiliano Allegri nuk do të ulet në stolin e Juventusit në sezonin 2019/2020”, ky është njoftimi i klubit të Juventusit i shpërndarë sot zyrtarisht, pas një takimi që ka pasur trajneri me presidentin e klubi Andrea Agnelli.

Më tej, në njoftimin e klubit të Juventusit, thuhet se gjatë ditës së nesërme do të ketë një konfernecë për shtyp në “Allianz Stadium”, ku do flasi për herë të fundit Max Allegri i shoqëruar nga numri një i klubit, Andrea Agnelli.

Gjatë pesë seszoneve që drejtoi Juventusin, Allegri e udhëhoqi ekipin drejt fitores së 5 kampionateve, 4 Kupa të Italisë dhe dy Superkupa, me plot 11 trofe. Megjithatë, 51-vjeçari nuk arriti të kishte sukses në Champions League, as me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Torino.

Pjanic i del në mbrojtje Allegrit!

Titulli kampion në Itali nuk ishte ajo që prisnin tifozët e Juventusit këtë sezon. Ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino, bëri që shumë kush të besonte se “bardhezinjtë” do të ngrini lart trofeun e Champions League, por u eleminuan pa shkuar në gjysmëfinale.

Kritikat ndaj Massimiliano Allegrit kanë qenë të shumta, jo vetëm nga tifozët e Juventusit, por trajneri është kritikuar ashpër edhe nga opinioni sportiv në Itali. Në mbrojtje të numrit një të stolit “bardhezi” ka dalë së fundi mbrojtësi Miralem Pjanic.

 “Më duket mungesë respekti të thuash diçka negative për këtë Juventus. Shumë njerëz flasin në ajër pasi nuk marrin vesh nga futbolli. Sigurisht që ne si ekip mund të përmirësohemi në shumë aspekte, por kemi njerëz e një trajner të përgatitur pranë, ndaj dimë se çfarë duhet bërë për sezonin tjetër”.

“Dolëm nga kompeticioni sepse rivali përfitoi nga mungesat tona. Kur përmendet ‘fati’, është pikërisht në lidhje me këtë aspekt. Nuk është justifikim, ndaj le të punojmë për të bërë më mirë edicionin e ardhshëm”.

Allegri: Kur Ronaldo është në fushë, nuk shënon lojtar tjetër!

Juventus nuk ka çfarë të humb në ndeshjet e mbetura në kampionat, ndaj Massimiliano Allegri ka gjithë të drejtën të shijojë lojën e skuadrës së tij, pas shpalljes Kampion Italie.

Në përfundim të ndeshjes me Interin, që u mbyll në barazim 1-1, Allegri ka folur për “Radio Rai 1”, duke u shprehur se skuadra e tij bëri një pjesë të dytë të mirë.

“Jemi përmirësuar në pjesën e dytë, sepse kemi luajtur më mirë në aspektin teknik. Në të parën kemi humbur shumë topa, kemi gabuar 4-5 nisje të rrezikshme dhe kemi qenë në vështirësi”, ka thënë trajneri i bardhezinjve”.

“Inter është skuadra që ka shënuar më shumë gola pas nesh në goditjet standarde dhe ne kemi kërkuar t’i përmbajmë, më pas në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jam argëtuar”, ka thënë tekniku i bardhezinjëve.

Në fund ai ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, duke komentuar faktin se portugezi mbetet golashënuesi më i shpeshtë te Juve. Allegri u shpreh se kur ai është në fushë, është e vështirë të shënojê lojtar tjetër.

“Është e vështirë të shënojnë të tjerët kur luan ai, këtë vit kemi shënuar shumë gola me kokë, Ronaldo është i vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët. Duhet të punojmë, por ai ka nevojë për lojtarë me karakteristika të caktuara rreth vetes”, ka përfunduar Allegri.

Skip to toolbar